Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar në bashkëbisedim me qytetarët vendosjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo në krye të Tiranës si drejtues politik.
Për Berishën, vendosja e Demos në krye të Tiranës është një sinjal i qartë për qytetarët e kryeqytetit që të ngrihen masivisht në protestë.
Sipas Berishës, Demo është caktuar në krye si drejtues politik i Tiranës nga ana e PS-së, për arsye se ai është i gatshëm të kryejë çdo porosi të Ramës.
“Ka vënë Demon pasi konstatoi se ai kriminel gjakftohtë është i aftë të kryejë çdo krim. Vendosja e tij është thirrje për qytetarët e Tiranës që të ngrihen sërish në përballje me regjimin.
Mund të them për asambleistët e tij që në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo Fierit.”, tha Berisha./k.m
