Last Updated on 30/10/2026 by Anisa
Murrizi shpërthen ndaj këshilltarëve të PD-së në Tiranë: “U habita nga lotët dhe qurret për transferimin e Veliajt në Fier”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër ndaj këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pas reagimeve të tyre për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit.
Në një reagim publik, Murrizi shprehet se është habitur nga ajo që i cilëson si lot dhe qarje të këshilltarëve demokratë për këtë çështje. Ai ndalet veçanërisht te Dorjan Teliti, për të cilin përdor një gjuhë të ashpër ironike.
Murrizi u kujton këshilltarëve të PD-së se janë zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët e Tiranës dhe për të mbrojtur interesat e tyre, duke renditur një sërë çështjesh për të cilat, sipas tij, ata duhet të kishin ngritur zërin, si inceneratori, shembja e Teatrit Kombëtar, prishja e banesave në Astir, Shkozë dhe zona të tjera të kryeqytetit, si dhe betonizimi i Tiranës.
Ai e mbyll reagimin me akuza të forta ndaj përfaqësuesve demokratë, duke i cilësuar hipokritë dhe pazarxhinj.
Reagimi i plotë i Myslim Murrizit:
“U habita shum nga lotet dhe qurret e keshilltareve te PD ne keshillin bashkiak Tiran pse u transferua Veliaj ne burgun e Fierit
Mu hap barku tek shifja Dor Telitin qe ‘perpiqej’ sikur ti kishin arrestuar Baben
O keshilltar te PD!
Ju jeni aty si perfaqesues te atyre Qytetareve te Tiranes qe kane vuajtur aspren nga Veliaj dhe pushteti i tij prej vitit 2015 dhe per te mbrojtur interesat e Qytetareve dhe te OPOZITAREVE, jo per tu qurravitur si te dhjer per ‘luften’ mes zagareve te se njenjtes tufe te qenve te pushtetit
E harruat Inceneratorin??
Po shembjen e Teatrit??
Po shembjet e shtepive te Qytetareve ne Astir, Shkoz, unaz e kudo neper Tirane i harruat?
Po 5 D e famshme?
Po betonizimin e Tiranes?
Dhe pastaj bridhni si pordha neper brek per te ber takime me Demokratet e nuk ju qas nuk ju pret e nuk ju pjerdh askush sepse ju sheh çfar hipokritesh dhe pazarlinjsh te piste jeni”
