Ish-zyrtari i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku, i cili u kap në makinë me Ergys Agasin do të njihet sot me masën e sigurisë. Seanca në GJKKO pritet të zhvillohet në orën 11:00.
Shpataraku dhe Agasi ndodheshin në të njëjtin automjet në momentin kur u ndaluan nga Forcat Speciale të Policisë së Shtetit. Shpataraku akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.
Në vitin 2023, ish-shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan, Shpataraku u pezullua nga detyra me vendim gjykate nën dyshimet për shpërdorim detyre, pasi kishte shoqëruar dhe më pas kishte liruar në mënyrë të kundërligjshme një person të shpallur në kërkim, Endrit Filjan.
Në mars të vitit 2026, ai u pezullua sërish nga detyra si asistent në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit për shkak të mosparaqitjes në punë, me pretendimin se ndiqte studimet master në Akademinë e Sigurisë.
Shpataraku u pezulluar nga detyra më 4 mars të këtij viti, me urdhër nga drejtori i komanduar i asokohe i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.
Shkaku i shkarkimit të Shaptarakut ishte “mosparaqitje në mënyrë të rregullt në detyrë”, ndërsa njihej edhe si një nga njerëzit e besuar të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Në fillim të gushtit 2026, Policia e Himarës e shpalli në kërkim pasi u konfliktua dhe kanosi me jetë stafin e një hoteli në jug, pasi nuk i pëlqeu shërbimi./kb
