Silvinjo vijon të jetë në kërkim të një klubi të ri pas largimit nga Kombëtarja shqiptare në muajin maj.
Nën drejtimin e tij, Shqipëria mori pjesë në Euro 2024 dhe siguroi kualifikimin në play-off-et e Botërorit 2026.
Pas largimit nga kuqezinjtë, emri i brazilianit u lidh edhe me stolin e Algjerisë, por kjo mundësi nuk u konkretizua. Tashmë Silvinjo po përmendet si një nga kandidatët për të drejtuar Fluminensen në Brazil.
Klubi nga Rio de Zhaneiro është pa trajner pas shkarkimit të teknikut të mëparshëm dhe aktualisht po drejtohet nga një trajner i përkohshëm. Silvinjo e njeh futbollin brazilian pasi më herët ka drejtuar Corinthians, përpara se të vazhdonte karrierën në Europë.
Fluminense është një prej klubeve historike të Brazilit dhe në vitin 2023 fitoi për herë të parë në histori Kupën Libertadores. Vendimi për trajnerin e ri mbetet ende për t’u marrë, ndërsa Silvinjo është një nga alternativat që po shqyrtohen nga drejtuesit./mxh
