Pio Esposito e ka përfunduar fazën përgatitore me një bilanc pa gola, por kjo situatë nuk po konsiderohet problem nga Interi. Sulmuesi i zikaltërve ka qenë titullar në të 5 ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë kësaj vere, në takimet e zhvilluara në Gjermani, Hong Kong, Australi dhe Itali. Në këto 5 sfida, Esposito nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa statistikat e tij përfshijnë 1 asistim dhe 1 karton të verdhë.
Megjithatë, stafi teknik i Interit nuk e sheh mungesën e golave si një sinjal shqetësues. Arsyeja lidhet kryesisht me karakteristikat fizike të sulmuesit dhe me nevojën për të rikuperuar gradualisht formën më të mirë.
Paralelisht me përgatitjet në fushë, Interi ka avancuar edhe me çështjen e kontratës së Espositos. Marrëveshja aktuale ishte rinovuar më parë dhe kishte afat deri në vitin 2030, por drejtuesit e klubit dhe lojtari kanë shfaqur vullnetin për ta zgjatur bashkëpunimin edhe më tej.
Negociatat mes drejtuesve të Interit dhe agjentit të Pio Espositos kanë vijuar gjatë javëve të fundit dhe tashmë është arritur një marrëveshje. Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031, ndërsa paga e sulmuesit pritet të shkojë në rreth 2.5 milionë euro në sezon./mxh
