Last Updated on 10/12/2024 by adminfjala
Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar personalisht kreun e SPAK, Altin Dumani për titullin që ju dha dje nga DASH. Ai ishte mes10 kampionëve të luftës kundër korrupsionit, të cilët u nderuan në një ceremoni nga Sekretari Antony Blinken.
E pranishme ka qenë edhe Yuri Kim, aktualisht zv.Ndihmës Sekretare bashkë me zv.Ndihmës Sekretarin Kasanof.
Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ambasada e SHBA në Tiranë ndau foto nga takimi mes Kim dhe Dumanit.
“Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar ambasada.
Në ceremoninë e organizuar një ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “ne vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Ne e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Kjo krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë.
Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”./ S,M
