Një lajm që pretendonte se Leonora Jakupi i kishte dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj, pas një dekade së bashku, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të këngëtares.
Përballë këtyre raportimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, artistja nuk ka qëndruar në heshtje. Ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet përmes një postimi në InstaStory, ku nuk i ka kursyer kritikat ndaj faqes që publikoi lajmin.
“Ju jeni të tmerrshëm”, ka shkruar Leonora, duke shprehur hapur pakënaqësinë e saj për pretendimet e publikuara.
Këngëtarja e njohur ka qenë gjithmonë mjaft diskrete kur bëhet fjalë për jetën sentimentale. Pavarësisht interesit të vazhdueshëm të publikut, ajo ka preferuar të mos ndajë detaje rreth partnerit dhe të mos zbulojë identitetin e tij.
Ndërkohë, Leonora vijon të mbetet një nga artistet më të dashura të muzikës shqiptare, me një karrierë të konsoliduar dhe shumë hite që kanë shoqëruar ndër vite publikun shqiptar./mxh
