Një video e Klodit dhe Labinot Haxhiut në TikTok ka rikthyer në vëmendje një prej temave që u komentua gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova 4.
Ish-banorët janë shfaqur duke kërcyer së bashku nën tingujt e hitit “Barbie Girl”, ndërsa kanë zgjedhur një përshkrim që duket si një kunjë me humor ndaj komenteve të bëra dikur në shtëpi.
“Si na sheh Ludo dhe Noti”, shkruhet në videon e publikuar nga Klodi, duke iu referuar diskutimeve për afrimitetin e tij me Londrimin, i njohur si Ludo, gjatë spektaklit. Miqësia mes tyre ishte kthyer shpesh në objekt batutash dhe interpretimesh nga banorët e tjerë.
Por kësaj radhe, përgjigjja nuk ka ardhur nga brenda shtëpisë, por në komentet e videos. Ludo ka vendosur të hyjë në lojë me një reagim plot ironi:
“Çift i mrekullueshëm! Me jetë të gjatë e të lumtur bashkë, ishalla! ??”
Edhe Labinot Rexha ka përfituar nga momenti për të shtuar një tjetër batutë, duke komentuar: “Do i marim ne produktin ton i bejm AMBASADOR MARTESOR qifti i vitit”.
Duket se ish-banorët kanë zgjedhur ta kthejnë në humor një histori që dikur shkaktoi jo pak diskutime mes tyre. Këtë herë, kunjat kanë kaluar në rrjetet sociale, por pa munguar batutat dhe përgjigjet mes protagonistëve./mxh
