Mbrëmjen e kaluar, fituesja e Big Brother Vip Selin Bollati ishte e ftuar në “Top Arena”, ku u përball me një intervistë nga Brikena ku mes pyetjeve të ndryshme një ndër to ishte dhe ajo lidhur me raportin e saj me artistin Gjesti, pas aludimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për një krisje të mundshme mes tyre.
Gjatë bisedës, Brikena e pyeti drejtpërdrejt Selinin për arsyen pse ajo dhe Gjesti nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ka ngjallur kureshtje dhe dyshime te publiku.
Selin Bollati sqaroi se mes tyre nuk ka asnjë konflikt dhe se marrëdhënia e tyre bazohet vetëm në respekt të ndërsjellë. Ajo theksoi se ata nuk kanë qenë kurrë të ndjekur në Instagram dhe se ky fakt nuk ka lidhje me raportin e tyre real.
“Nuk mendoj që një ‘follow’ në Instagram mund të përcaktojë respektin mes dy palëve”, u shpreh ajo gjatë intervistës.
Selin shtoi gjithashtu se bashkëpunimi me Gjestin dhe DJ Gimbo ka qenë gjithmonë i suksesshëm, veçanërisht në projektet muzikore, duke theksuar se publiku shpesh nuk është në dijeni të asaj që ndodh prapa skenës.
“Kur kam qenë e pranishme në projektet e djemve, respekti ka qenë gjithmonë maksimal. Njerëzit shohin vetëm faktin që nuk ndiqemi në Instagram, por kjo nuk do të thotë se ka ndonjë konflikt”, tha ajo.
Deklarata e saj synoi të shuajë çdo dyshim për një ndarje apo përplasje të mundshme, duke konfirmuar se marrëdhënia me Gjestin mbetet e fortë dhe profesionale, pavarësisht perceptimeve në rrjetet sociale./mxh
