Brenda spektaklit “Ferma VIP” është zhvilluar një ceremoni martesore simbolike, e realizuar në kuadër të një loje mes konkurrentëve, e cila ka sjellë momente argëtuese dhe shumë të komentuara. Në qendër të këtij “kurorëzimi” të improvizuar ishin dy nga fermerët më të komentuar, Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri, të cilët u vunë në rolin e çiftit për një ditë, duke respektuar të gjithë traditat e një ceremonie martesore.
Gjatë ceremonisë, dyshja shkëmbeu premtime të përgatitura enkas për këtë moment. Ilir Shaqiri iu drejtua Mimozës duke i kërkuar të jetë shoqja e tij e jetës në çdo situatë, si në të mira ashtu edhe në të vështira, dhe e pyeti nëse pranonte këtë “bashkim”. Mimoza Ahmeti u përgjigj menjëherë pozitivisht, duke theksuar nga ana e saj se e pranonte Ilirin si shok të ngushtë në çdo moment të jetës.
Pas shkëmbimit të premtimeve, ceremonia u mbyll me një puthje simbolike në buzë mes tyre. Megjithatë, momentet argëtuese nuk u ndalën me kaq. Menjëherë pas “martesës”, të dy u futën në pishinë duke dhënë spektakël për ndjekësit.
Në pishinë nuk munguan përqafimet dhe puthjet e tjera mes tyre situata këto që u komentuan nga fermerët brenda, por dhe nga publiku jashtë./mxh
