Last Updated on 15/06/2026 by Monika
Kombëtarja e Spanjës do të nisë sot rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, ku zbret në fushë si një nga pretendentet kryesore për të shkuar deri në fund të turneut.
Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente, e përbërë nga një brez i talentuar lojtarësh, do të përballet në orën 18:00 me Kepin e Gjelbër.
Për përfaqësuesen afrikane, ky është një moment historik pasi regjistrojnë pjesëmarrjen e tyre të parë në një fazë finale të një Botërori që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1975.
Ndonëse spanjollët nisen si favoritë absolutë, Kepi i Gjelbër do të kërkojë të dhurojë një surprizë të madhe.
Pak minuta përpara vërshëllimës fillestare, dy teknikët kanë zyrtarizuar edhe rreshtimet e tyre në fushë./mxh
FORMACIONET ZYRTARE

