Erglena Domi, vetëm 14 vjeçe, është vajza që po shkruan historinë e mundjes shqiptare. Ajo është mundësia e parë shqiptare që ka konkurruar në arenën ndërkombëtare, duke fituar vitin e kaluar titullin kampione ballkanike.
Këtë vit, në kampionatin e zhvilluar në Rumani, Erglena u shpall nënkampione e Ballkanit për moshat U-15, duke dëshmuar talent, guxim dhe shpirt luftarak.
Tani përgatitet për Kampionatin Europian dhe Botëror, me një synim të qartë, të ngrejë lart flamurin kuqezi.
Erglena Domi, vajza që po e kthen krenarinë shqiptare në forcë fituese./ K.M
