Last Updated on 19/04/2026 by Monika
Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u vetëplagos me armë zjarri dhe deklaroi se e kishin plagosur. Në prannga është vënë shtetasi A.H., i cili posedonte armën e zjarrit pa leje.
Gjatë marrjes së ndihmës mjekësore ai ka dhënë kallëzim të rremë duke pretenduar se ishte plagosur nga një person tjetër.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi dje, në Laprakë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në automjetin e tij, me një armë zjarri që e posedonte pa leje. Ky shtetas, gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ka dhënë kallëzim të rremë duke pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë./mxh
