Last Updated on 19/04/2026 by Monika
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bicaj-Kukës. Sipas informacioneve policore, një 56-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij këmbësorin I.H., 64 vjeç.
Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kukës/ Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.
Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./mxh
