Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në qarkun e Korçës. Reshje me intensitet të ulët ka pasur në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës, mbi 1000 m lartësi.
Nga km 9 deri në hyrje të fshatit Dardhë ka prezencë bore në rrugë, ndërsa mjetet e subjekteve kontraktore po punojnë për pastrimin e saj. Të gjitha akset ku ka prezencë bore janë të hapura dhe të qarkullueshme normalisht./ K.M
