Pedagogia Nora Malaj ka ngritur alarmin dhe në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe nga pjesa më e madhe e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Nora Malaj u shpreh se parlamentarët janë ata që po e vrasin të parët gjuhën shqipe.
“Gjuha shqipe në parlament është strukur në një cep dhe ka frikë të dalë. Ka analfabetizëm funksional 60%. Sepse edhe ata që duan të rrokizojnë nuk e bëjnë dot. Ata që duan të dialogojnë, nuk dialogojnë. Askush nuk ka identitet dhe kthehen në gaztor. Dhe të humbësh ku bukurinë e shqipes në parlament është të vrasësh gjuhën shqipe”, tha Malaj./ K.M
