Last Updated on 17/12/2025 by EL
Fillimi i muajit dhjetor ka shënuar një ulje të temperaturave, por si priten të jenë ato në ditët e fundit të këtij viti?
Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se të enjten dhe të premten do të kemi një rritje të temperaturave me dy gradë.
Përgjatë fundjavës temperaturat parashikohen të jenë:
t’i harroni papilomat për një javë! Merreni dy herë në ditë!
Parazol
Surprisingly Overpriced: Melania Trump’s Most Expensive Dress
Zestradar
Në zonat bregdetare 10/16 gradë Celcius;
Në zonat ulëta 6/14 gradë Celcius;
Në zonat malore 1/9 gradë Celcius;
Më tej Gjoni shtoi se në disa pjesë të vendit do të kemi edhe reshje shiu me intensitet të dobët
“Sot dhe nesër të kemi reshje të dobëta shiu në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Lokalisht të dobëta do të jenë në Dibër, Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Në pjesën tjetër nuk do të kemi reshje shiu”, shtoi Gjoni.
Sa i përket javës së ardhshme dhe ditëve të para të janarit 2026, Gjoni theksoi se do të kemi sërish temperatura të ulëta, teksa në lindje dhe juglindje të vendit priten reshje dëbore./e.t
