Last Updated on 27/02/2026 by Monika
Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me Trabzonsporin.
Sot spikati sërish, ndërsa pas 50 minutave lojë ekipi i tij ishte në avantazh 3 me 1 ndaj Karagumruk.
Muçi dha pasimin e parë në minutën e 20-të, për t’i hapur rrugë Tufan që asistoi tek Onuaçu. Më pas në pjesën e dytë pati meritën kryesore te dy krosimet nga goditja e këndit.
Fillimisht në minutën e 47-të dhe pas tre minuta më vonë, harkimet e tij ishin perfekte. Nuaiu ishte në vendin e duhur, për të plotësuar dopietën personale.
Varsësia e Trabzonsporit nga Ernest Muçi duket qartë. Pas 24 javësh, ekipi qëndron në vendin e tretë dhe duke synuar dy pozitat e para. Kështu ëndrra për Champions ekziston akoma./mxh
