Një tjetër kapitull i rivalitetit mes Real Madrid dhe Manchester City do të shkruhet në Champions League.
Dy skuadrat janë përballur 15 herë, me avantazh të lehtë për madrilenët që numërojnë 6 fitore, kundrejt 5 të anglezëve dhe 4 barazimeve.
Në fazat me eliminim direkt janë ndeshur gjashtë herë, me Realin që ka kaluar katër herë dhe Cityn në dy raste.
Në sezonin 2022-23, City fitoi 4-0 në “Etihad” në gjysmëfinale dhe më pas ngriti trofeun. Një vit më vonë, Reali eliminoi anglezët dhe vijoi rrugën drejt triumfit europian.
Kjo është hera e pestë radhazi që përballen në fazat direkte. Objektivi i të dyja skuadrave mbetet finalja e 30 majit në Budapest./mxh
