Last Updated on 02/09/2026 by EL
Kolltuku që shihni mbi këtë makinë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, pretendohet se është i Anuela Ristanit. Kryetarja e komanduar, pas shkarkimit nga Erion Veliaj, ka nisur të marrë “gjërat e saj” nga Bashkia e Tiranë.
Gazetari Arsen Rusta ka publikuar këtë fotografi të shkrepur pak më parë në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës, dhe thotë se rokada në drejtimin e institucionit është shoqëruar edhe me marrjen e mobiljeve.
“Rokada e drejtimit në Bashkinë Tiranë, Anuela Ristani merr me vete Kolltukun. Ore po i dhuroni ndonjë gjë këtij shteti se ka Zot lart”, shkruan gazetari.
Disa ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar Anuela Ristani, mësohet se këtë të martë ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Eldi Hoxha.
Kryebashkiaku Veliaj ka emëruar si Sekretar të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushin. Për këtë të fundit bëhet fjalë për rikthim në këtë detyrë, pasi më herët e ka mbajtur këtë post, por u shkarkua nga Ristani./et
