Ka një reagim sot, 4 nëntor, nga kryeministri i vendit, Edi Rama, pas vendimit të Ka një reagim sot, 4 nëntor, nga kryeministri i vendit, Edi Rama, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e shkarkimit nga detyra si kryebashkiak të Erion Veliajt.
Postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e nis me ironi, duke thënë se “u provua sërish se ai nuk i ka kapur pushtetet në vend”. Më tej argumenton se një kryebashkiak duhet ta ushtrojë detyrën e tij, gjë që në këtë rast është e pamundur sepse Veliaj ndodhet në qeli, që prej 10 shkurtit 2025.
Rrjedhimisht, nënvizon Rama, me mos lejimin e zhvillimit të zgjedhjeve, i bëhet dëm i madh Tiranës.
Sipas kryeministrit, kryeqyteti shqiptar “nuk mund të mbetet jetim” dhe ky ngërç absurd juridik duhet zgjidhur.
Postimi i Ramës në “X”:
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.
Kujtojmë se vendimi i gjyqtarëve të Kushtetueses u bë publik të hënën, më 3 nëntor. Ata u ndanë 5 me 3 në favor të (sërish) kryebashkiakut Veliaj.
Po ashtu në kryeqytet nuk do të zhvillohen zgjedhje, duke e bërë edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj të pavlefshëm./kb
