Familja e Bruce Willis po kalon një periudhë të vështirë, teksa gjendja shëndetësore e aktorit vijon të jetë shqetësuese. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, të afërmit e tij po përgatiten për çdo zhvillim të mundshëm në vijim.
Në këtë kontekst, ata kanë marrë një vendim domethënës: pas ndarjes nga jeta, truri i Willis do të dhurohet për studime shkencore. Qëllimi është të ndihmohet kërkimi mbi sëmundjet neurologjike dhe të ofrohet një kontribut konkret për përmirësimin e trajtimeve në të ardhmen.
Aktori i njohur prej kohësh po përballet me probleme të rënda shëndetësore, të lidhura me sëmundje neurodegjenerative, të cilat e detyruan të tërhiqej nga karriera artistike.
Ky vendim i familjes shihet si një akt i fortë human, duke e kthyer një situatë të dhimbshme në një mundësi për të ndihmuar shkencën dhe pacientë të tjerë në mbarë botën./mxh
