Last Updated on 14/09/2026 by EL
Qeveria e Kosovës do të përfaqësohet në Hagë gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, do të jenë të pranishëm në Dhomat e Specializuara për të ndjekur nga afër seancën.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka. Dy zyrtarët pritet ta ndjekin shpalljen e aktgjykimit nga galeria e Dhomave të Specializuara.Në Hagë ndwrkaq, kanë mbërritur tashmë edhe familjarë të të akuzuarve, si dhe qytetarë nga Kosova dhe diaspora. Ata pritet të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar një ditë para shpalljes së aktgjykimit dhe të jenë të pranishëm edhe gjatë ditës së vendimit qw do tw shpallet me 16 shtator.
Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. ka zgjatur disa vite. Tw katërt ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./et
