Last Updated on 05/11/2025 by EL
Një lajm befasues vjen nga Gjermania, Real Madrid ka vendosur të nxjerrë në shitje yllin brazilian Vinicius Júnior në verën e vitit 2026, sipas raportimeve të “Sport Bild”. Vendimi mësohet të ketë ardhur pas tensioneve të fundit mes sulmuesit dhe trajnerit Xabi Alonso, që kulmuan gjatë “El Clásico”-s kundër Barcelonës.
Pas zëvendësimit të tij në atë ndeshje, Vinicius reagoi me protesta të forta ndaj trajnerit, gjë që detyroi klubin t’i kërkonte falje publike dhe private. Megjithatë, situata u përkeqësua kur, po atë ditë, në “The Athletic” doli një artikull që kritikonte stilin e drejtimit të Alonsos.
Presidenti Florentino Pérez, ndonëse e ka mbrojtur shpesh Viniciusin, besohet se ka humbur durimin pas kësaj ngjarjeje, duke e konsideruar si shkelje të rëndë të disiplinës. Mesazhi nga drejtuesit e klubit është i qartë: asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se Real Madridi. e.t.
