Berat Gjimshiti është padyshim një nga protagonistët kryesorë jo vetëm në radhët e Kombëtares shqiptare ku mban shiritin e kapitenit, por edhe në radhët e Atalantës, ku është një nga elementët më me eksperiencë.
Dhe këtë eksperienca e tregon shpesh jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, duke nisur aksione të rëndësishme, apo edhe duke finalizuar vetë, siç ndodhi në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë ndaj Genoas.
Në takimin e luajtur në Bergamo, kur regjistrohej minuta e 19 e sfidës, Atalanta gjeti avantazhin pikërisht falë Gjimshitit, i cili në zhvillimin e një goditje këndi, qëndroi në zonën kundërshtare duke pritur një harkim i cili erdhi nga Zalewski. Dhe mbrojtësi e ktheu topin në rrjetë me një gjuajtje perfekte me kokë në shtyllën ku nuk mbërrinte dot portieri, për një gol që do ta kishin zili shumë sulmues./ D.C
🇦🇱🇮🇹 Gjimshiti scores his first goal of the season for Atalanta. pic.twitter.com/VItuvTLB6p
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) December 3, 2025
