Last Updated on 09/02/2026 by Kesjana
CORTINA D’AMPEZZO, Itali – 8 shkurt 2026 – Legjenda e skive amerikane Lindsey Vonn, 41 vjeç, përjetoi një moment dramatik gjatë garës së zbritjes në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke u rrëzuar në mënyrë të dhunshme vetëm pak çaste pas nisjes të garës dhe u transportua me helikopter drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Rënia e Vonn ndodhi kur ajo sapo kishte filluar zbritjen në pistën Olimpia delle Tofane, me numër gara 13 nga 36 konkurrente. Ajo humbi kontrollin pas një kontakti me një portë në pjesën e sipërme të pistës dhe u rrëzua fuqishëm, duke qëndruar e shtrirë disa minuta në borë ndërsa shikuesit dhe mjekët mbetën të tronditur.
Publiku në zonën e finishit u mbajt në heshtje totale ndërsa mjekët e asistuan dhe Vonn u ngrit në një helikopter për të transportuar drejt spitalit në Cortina dhe më pas për një trajtim më të specializuar në Treviso.
Sipas raportimeve zyrtare mjekësore, skiaja u nënshtrohet një operacioni për të stabilizuar një frakturë në këmbën e majtë, ndërkohë që ekipet thanë se gjendja e saj është e qëndrueshme.
Kjo rrënie e mprehtë shënon fundin e shpejtë të pjesëmarrjes së saj në këtë edicion olimpik, vetëm 13 sekonda pas nisjes së garës, dhe shënon një moment emocional që tronditi Botërorin e Sporteve Dimërore./kb
