Verona-Inter sot ishte ndeshja e luajtur në mesditë në Serie A, e mbyllur me rezultatin 1-2 për ekipin mik.
Pjesa e parë u duk sikur do të finalizohej totalisht në favor të zikaltërve, të cilët interpretuan më mirë lojën dhe prodhuan mjaft raste shënimi.
Golin e avantazhit e shënoi i pari në minutën 16-të mesfushori Zielinski me asist nga Calhanoglu. Ishte një gol spektakolar, fenomenal, që meriton çmimin Puskas këtë vit. (VIDEO E GOLIT)
Vendasit u përpoqën të ngushtonin disavantazhin disa herë, kryesisht me lojë nga krahët, por pa sukses. Goli i barazimit u shënua në të 40′ nga sulmuesi Giovane me asist nga Orban.
Pjesa e dytë pati relativisht të njëjtin ritëm, por pa rrjeta të prekura deri në minutën e 94-t. Vendasit mbrojtën mirë, por në fund pësuan me autogol nga Frese. Fitore e vështirë, por tri pikë që në këtë fazë vlejnë jashtëzakonisht shumë për Interin. m.p.
