Last Updated on 25/08/2025 by adminfjala
Rodrygo mori një mundësi të rrallë si titullar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Oviedos, një shans për të treguar veten përpara Xabi Alonsos.
Megjithatë, braziliani nuk arriti të ndikojë në lojë dhe u zëvendësua në minutën e 63-të, duke i lënë vend Viniciusit. Pas zëvendësimit, ai u duk i frustruar dhe hodhi bluzën e stërvitjes në tokë, gjest që la të kuptohet pakënaqësia e tij.
Mbetet e paqartë nëse veprimi i lojtarit ishte drejtuar ndaj tij vetë apo trajnerit, por emocionet dhe frustrimi ishin të dukshëm./ D.C
https://twitter.com/mcinicoo/status/1959725655001911754?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
