Last Updated on 24/01/2026 by Monika
Ka nisur prej pak minutash protesta e thirrur nga opozita këtë të shtunë.
Protestues të shumtë janë mbledhur para ambienteve të Kryeministrisë, që është blinduar dhe rrethuar këtë pasdite nga forca policore.
Protesta e thirrur sot është paralajmëruar prej disa kohësh, teksa data u vendos disa ditë më parë nga demokratët.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar më herët se kjo protestë do të jetë e fuqishme dhe si rrjedhojë e zemërimit qytetar ndaj qeverisë socialiste në pushtet./mxh
