Last Updated on 11/10/2026 by EL
Një fluturim i kompanisë ajrore indiane IndiGo është devijuar drejt qytetit të Hyderabadit, pasi një pajisje elektronike e një pasagjeri nxori tym dhe shkaktoi zjarr në bordin e avionit. Ngjarja ndodhi të dielën, më 11 tetor, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.
Sipas mediave indiane, në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku pasagjerët përpiqen të mbulojnë baterinë që kishte marrë flakë me çantat e tyre. Ndërkohë, ekuipazhi i kabinës ndërhyri me aparate zjarrfikëse dhe arriti ta vinte situatën nën kontroll.
WATCH: Powerbank fire breaks out in the overhead luggage compartment on an IndiGo flight on Sunday. The aircraft was diverted to Hyderabad, where it landed safely. https://t.co/G9JevuFVPp
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) October 11, 2026
Avioni, një Airbus A321-251N, po kryente fluturimin 6E6115 nga Delhi drejt Chennai-t. Ai u nis në orën 13:30 dhe pritej të mbërrinte në destinacion në orën 16:00, por pilotët vendosën ta devijonin drejt Aeroportit Ndërkombëtar Rajiv Gandhi në Hyderabad, pasi u konstatua tym nga pajisja elektronike.
Në një deklaratë, kompania IndiGo konfirmoi se fluturimi u devijua si masë sigurie dhe se avioni u ul në mënyrë të sigurt. Sipas saj, situata u vu nën kontroll pas reagimit të menjëhershëm të ekuipazhit./et
