Last Updated on 14/04/2026 by EL
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në një bllok pallatesh pranë kryqëzimit të spitaleve në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit, por deri më tani situata mbetet e vështirë.
Raportohet se ekziston dyshimi që mund të ketë persona të bllokuar brenda në ndërtesë, çka e bën situatën edhe më kritike. Banorët janë evakuuar pjesërisht, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar operacionin e emergjencës.
Nëse flakët nuk vihen nën kontroll në kohë, rrezikohet përhapja e zjarrit në pallatet përreth, duke rritur rrezikun për dëme të mëdha materiale dhe potencialisht edhe për jetën e njerëzve.
Ndërkohë, në redaksinë tonë kanë mbërritur video nga banorët e zonës, të cilat tregojnë përmasat e zjarrit dhe përpjekjet e zjarrfikësve për ta neutralizuar atë./F.Ç
