Last Updated on 18/10/2025 by Klara
Finalizohet operacioni i koduar “Tranziti” për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Në aksin Lezhë-Shkodër, pranë Shëngjinit, Policia ndaloi një taksi dhe gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë me dy krehra dhe municion luftarak pasagjerit 30-vjeçar Gledis Ustabeqiri banues në Shkodër.
Gledis Ustabeqiri akuzohet për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Arma e zjarrit e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Pergjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ K.M
