Last Updated on 14/10/2026 by Monika
Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë një reagim për mediat në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme.
Sipas Berishës, urdhërimi nga Rama i narkobanditëve për tu thyer kockat protestuesve i detyroi studentët të përdornin çdo mjet kundër kriminelëve me uniformë.
“Nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës luanë si ata studentë.
Edi Rama duke urdhëruar narkobanditët e tij, për të çarë kafka dhe thyer kocka gjymtyrësh të të rinjve dhe qytetarëve që protestonin në mënyrën më paqësore detyroi ata të përdornin çdo mjet rrethanor kundër kriminelëve me uniformë dhunues të tyre. Janë mbi 50 studentë dhe qytetarë të plagosur me plagë të ndryshme, me thyerje të femurit, thyerje këmbësh, me thyerje të kafkës, janë me dhjetëra të tjerë me plagosje të tjera në trup pa llogaritur këtu dhjetëra e dhjetëra të cilëve iu hodhën spraj ariu në sy apo u gjuajtën me topa uji.
Duhet theksuar se studentët janë përgjigjur me një heroizëm të vërtetë, reagimi i tyre lidhet me revoltën e tyre shpirtërore kundër narkodiktaturës por studentët kanë një seri arsyesh shumë të forta për tu përballur me këtë qeveri dhe për ta arkivuar në banesën e turpit të historisë”, tha Berisha./MXH
