Sipas listës së përpiluara nga portali Rotten Tomatoes, shumë prej filmave të planifikuar për 2026 janë me buxhete të larta, yje të mëdhenj në kastë dhe regjisorë të lakuar, çka i bën ata të pritur me padurim nga publiku.
Disa prej titujve më të përmendur janë:
- The Odyssey nga Christopher Nolan, një adaptim epik i epopejës së Homerit, planifikuar për 17 korrik 2026.
- Masters of the Universe me buxhet të lartë dhe kastë të përzgjedhur, i planifikuar për 5 qershor 2026.
- Supergirl nga universi i komikeve DC, planifikuar për 26 qershor 2026.
Analistët e industrisë ngrenë hipotezën që 2026 mund të jetë një nga vitet më të forta për kinemanë që nga viti 2019, për shkak të shumë titujve blockbuster që po shfaqen në kalendar./KM
