Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Kryeministri. Në ambientet e godinës është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila është pritur që në hyrje nga kryeministri Rama.
Ardhjen e saj e ka komentuar Lorenc Vangjeli i cili është shprehur në emisionin Noë me Erla Mëhillin se kemi të bëjmë me një film të porositur me shuëm gjasa sipas tij nga kryeministri Edi Rama.
“Ka shumë pak elementë që ne dimë në këtë histori që mund të japin mundësi për të gjykuar mbi këtë gjë. Mbetet vetëm lidhja e saj me familjen e zotit Trump dhe fakti që është ambasadori i një vendi fqinj dhe vijnë në një vend ku ambasadori në Tiranë mungon prej 2-3 vjetësh. Ajo është e njohur për lookun e saj agresiv. Vajti me një fustan transparent, i mahniti grekët ishte mbrëmje formale.
Kjo nuk përbën lajm është në stilin e presidentit Trump që e konsideron normale. Detaji më interesant në këtë histori që nuk ka komunikatë zyrtare nga këndi i xhirimit është një film i porositur.
U tha se ishte një qytetar i rastësishëm, por më shumë gjasa është një nga ato menutë që serviren nga kryeministri për të treguar se shiko se kush po vjen këtu”, tha Vangjeli./mxh
