Last Updated on 10/11/2025 by Kesjana
Një ditë pasi kualifikoi Inter Miami-n me një dopietë kundër Nashville (4-0) për në gjysmëfinalet e Konferencës Lindore në Major League Soccer, Leo Messi fluturoi për në Barcelonë për të hyrë në “Spotify Camp Nou”.
Futbollisti më i mirë në histori zbuloi vizitën e tij në llogarinë e tij në Instagram me një mesazh tejet emocionues: “Mbrëmë u ktheva në një vend që e mungoj me shpirt. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku ju më bëtë të ndihem mijëra herë njeriu më i lumtur në botë. Uroj që një ditë të mund të kthehem, dhe jo vetëm për t’u përshëndetur si lojtar, siç kurrë nuk munda ta bëj…”.
Presidenti aktual ëndërron ta ketë Messin në rihapjen e “Spotify Camp Nou”. Leo u largua për në Paris dhe më pas në Miami, pa filluar ende punimet e tempullit të Barcelonëd, ku askush nuk ka dhënë kurrë më shumë mësime futbolli se ai. Tani, në prag të rikthimit të tifozëve në një ndeshje zyrtare, ai bëri një arratisje në shtëpinë e tij, nga e cila nuk dëshironte të largohej në vitin 2021. Vetëm dy ditë pas një seance stërvitore me dyer të hapura, ku morën pjesë 21.795 tifozë katalanas, Leo dëshiroi të përjetonte një emocion të ngjashëm në një stadium të ndriçuar me ngjyrat e klubit.
Sot ai do të grumbullohet me kombëtaren argjentinase në Alicante për t’u përgatitur për ndeshjen miqësore të së premtes në Angola, por përpara kësaj deshi të kalonte në Barcelonë për të përjetuar edhe një herë dy dekadat e tij të paharrueshme si futbollist i Barçës dhe për të parë me sytë e tij ecurinë e punimeve./kb
