Kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Athinë me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në “X”, Mitsotakis shkruan se në takim u vlerësua progresi në marrëdhëniet dypalëshe. Gjithashtu ai ka shprehur mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
“Sot u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Na u dha mundësia të vlerësonim progresin e rëndësishëm që kemi bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rrugën e vështirë të Shqipërisë drejt BE-së”, thuhet në postimin e Mitsotakis./mxh
