Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi ku ishte i pranishëm në Forumin Ekonomik të Delphi-t.
Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama zhvilloi vizitë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis ndërsa është fotografuar edhe krah ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle.
Kjo e fundit në muajin mars, zhvilloi po ashtu një takim me Ramën në ambientet e kryministrisë në Tiranë.
Bisedimet në atë takim u fokusuan mbi interesat strategjike të SHBA-së në rajon, duke përfshirë energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta./MXH
