3 persona që kishin gisht në disa vjedhje në Patos janë vënë në pranga. Policia ka arrestuar Fation Gjojdeshi, 43 vjeç, Ismail Isomati 41 vjeç dhe Dorian Alikaj, 34 vjeç.
Në një episod më 5 dhe 6 gusht në dy banesa, ata kanë vjedhur bizhuteri floriri, 3500 euro, si dhe dy celularë. Më 9 shtator, kanë tentuar të vjedhin në dy banesa në Zharrëz.
Dorian Alikajt i është gjetur edhe një sasi kanabisi në banesë. Hetimet vijojnë për të zbuluar edhe vjedhje të tjera që mund të kenë kryer./k.m
