Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Egnatias në supersfidën e javës së 19-të të Superiores, të zhvilluar në “Loro Boriçi”.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kallaku në minutën e 27-të, pas një aksioni të ndërtuar me pasime të shpejta.
Egnatia u përpoq të reagonte dhe në pjesën e dytë gjeti rrugën e rrjetës me Buriç, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ndeshja u karakterizua nga raste në të dyja portat dhe momente polemike.
Në minutat e fundit, portieri Pohls ishte vendimtar për Vllazninë me disa pritje. Pavarësisht humbjes, Egnatia ruan kryesimin me 37 pikë. Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me 33 pikë./mxh
