Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu ka pritur ditën e sotme në një takim presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Gjatë qëndrimit të saj atje, Von der Leyen pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për mediat.
Kosova ishte ndalesa e dytë e presidentes së KE-së në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, i cili ka nisur më 30 shtator në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. Turi pritet të zgjasë deri më 2 tetor.
Vizitën në Ballkanin Perëndimor, presidentja e KE-së do ta përfundojë në Maqedoninë e Veriut më 02.10.2026, me takimin me presidentin maqedonas Gordana Silanovska Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
Në fokus të këtij turneu janë procesi i integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe zbatimi i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, në vlerë prej 6 miliardë eurosh./k.m
