Last Updated on 06/02/2025 by adminfjala
Kërcënimi i Sali Berishës se deputetët e Partisë Demokratike nuk do të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nese shumica nuk miraton kerkesen e saj per vote te emigranteve me dokumente te huaja, ka bashkuar virtualisht gjithe pjeset e shkeputura te Partise Demokratike, rreth kryetarit te saj veteran.
Berisha prishi Paktin me Partinë Socialiste, e cila konfirmoi se gjithsesi amendamenti që fleta e votimit të paguhet e plotë nga shteti shqiptar, do të çohet përpara nga vetë selia rozë për votim seancën e 13 shkurtit, në mënyrë.
Votës pro të socialistëve, do i bashkohet edhe Dashamir Shehi, ç’ka do ta çonte potencialisht ne 82, numrin e votave pro per kete amendament.
Deputeti Agron Shehaj nuk iu pergjigj pyetjes se ABC News, ndersa Enkelejd Alibeaj me 3 deputetë, ne pergjigjen e tij thote se nuk do te votoje, nese kerkesa e tij është kundër, që në Kod të futet dhe amendamenti për lista të hapura, nuk miratohet.
ABC News i beri te njejten pyetje grupit prej deputetesh te mbetur me lulzim bashen. Por reagimi i Bashes ishte i denje per te. Fillimisht, Lulzim Basha konfirmoi për ABC News, votën e tij dhe dy deputetëve që e ndjekin por pa kaluar nje ore ndryshoi mendje. Ne pergjigjen me shkrim zedhenesja karabina tha se Basha kishte dy kushte, listat e hapura, duke kopjuar ish-kolegun e tij Enkelejd Alibeaj, dhe votimin elektronik në të gjithë Shqipërisë. Kjo eshte, një kërkesë e pamundur, e njëjtë si votimi i emigrantëve me dokumenta të huaja, qe erdhi nje dite me pare nga Sali Berisha.
Si perfundim pas interesimit te ABC News, te gjitha fraksionet e PD, u bashkuan me Sali Berishen, me kerkesa te pamundura per tu realizuar, ne shkembim ten je vote qe do te zeronte kostot per voten e emigranteve. Tani mbetet te shihet nese gjate punimeve te séances se 13 shkurtit, socialistet do kerkojne vota, apo thjesht do te ngrene doren per voten pro te tyre. Nje vullnet politik i qarte, por jo i mjaftueshem, sa kohe ndryshimi ne kod, kerkon 84 vota.
E ndersa qendrimi i Berishes nuk eshte surprizë, si gjithmone perpjekjet e Lulzim Bashes per tu rikthyer si faktor ne skenen politike, perfundojne ne menyre gazmore.// S,M