Last Updated on 04/11/2026 by Monika
Zbardhet detaje të reja lidhur me shpërthimin e shënuar pas mesditës në një lagje të qytetit të Elbasanit.
Siç bëhet me dije nga Policia e Elbasanit, rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.
Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82-vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./mxh
