Last Updated on 22/10/2025 by Klara
Vrasja e dyfishtë që ndodhi në Manëz ka tronditur të gjithë qytetin e Durrësit dhe jo vetëm, pasi ngjarja e rëndë ndodhi për motive banale. Në deklaratën e tij, kamerieri ka shpjeguar se sherri nisi për ekspresin e kafesë.
“Ishte ora rreth 1:45 në momentin e ngjarjes ishin 5 persona, Daniel Pepa hyri i pari në lokal me shokun e tij dhe më kërkoi kafe, ekspresi ishte i fikur dhe ju thashë që nuk shërbejmë kafe në këtë orë. Ai më ktheu se dua kafe patjetër dhe filloi të më fyente me fjalë të rënda.
Nuk e vazhdova më bisedën por ndërhyri Flori Paluçi për të më mbrojtur mua, Flori është banor i zonës dhe klient i lokalit, pra e njoh. Aty filloi konflikti fizik mes tyre, dhe dolën përjashta lokalit për ta vazhduar konfliktin”, është shprehur kamerieri. /K.M