Last Updated on 22/10/2025 by Kesjana
Teksa pak ditë më parë u përplasën në distancë në lidhje me një protestë që u zhvillua në Tiranë për ish-liderët e UÇK-së, kryeministri Edi Rama është takuar më homologun e tij kosovar, Albin Kurti.
Kryeministri shqiptar shfaqet afër Kurtit, në një pritje për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt dje në Londër.
Në foto shihet dhe mbreti Charles i Britanisë së Madhe, që takohet me kryeministrin Kosovar, Albin Kurti/kb
