Tre gjyqtarë janë caktuar në Panelin e Apelit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.
KosovaPress ka mësuar se gjyqtarët janë: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
Përmes një e-maili, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se Presidentja e Dhomave të Specializuara, gjyqtarja Ekaterina Trendafilova, ka caktuar një Panel të Apelit për të vendosur lidhur me kërkesën e ekipeve të mbrojtjes për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimeve të apelit, si dhe për të gjitha parashtresat e palëve që lidhen me një njoftim apeli lidhur me Aktgjykimin e Gjykimit në këtë rast.
“Në vendimin e saj, Presidentja mori parasysh kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë”, përfundon e-maili.
Aktgjykimi i shkallës së parë për ish-krerët e UÇK-së është shpallur më 16 shtator, ku shqiptoi dënimin prej 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi./mxh
