Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Në lagjen San Basilio të Romës, autoritetet zbuluan një organizatë kriminale të udhëhequr nga Rosario Marando, e cila kontrollonte tregun e drogës dhe impononte ligjin e saj mbi komunitetin lokal.
Hetimet e Drejtorisë Anti-Mafia të Romës zbuluan metoda të dhunshme dhe tortura ndaj rivalëve, si dhe lidhje të ngushta me ‘Ndrangheta-n kalabreze.
Operacioni i koduar “Anemone”, i kryer nga Karabinierët e Njësisë Speciale më 8 korrik 2025, çoi në arrestimin e 31 personave të përfshirë në rrjet, përfshirë liderin Rosario Marando dhe disa anëtarë të familjes së tij.
Hetimet treguan se Marando, edhe nën arrest shtëpiak, kishte rifilluar aktivitetet kriminale që nga vera e 2020-ës.
Lista e anëtarëve të arrestuar përfshin: Marco Altomare, Fatjon Berisha, Drini Beshtika, Marco Bettini, Antonio Callipari, Alessio Cervellini, Mariglen Cybi, Alessio Di Pietro, Giuseppe Fiorillo, Jurgen Havalja, Marco Lenti, Francesco Marando, Rosario Marando, Luigi Marando, Antonio Marando, Erald Marku, Beqir Mema, Federico Mennuni, Maurizio Miconi, Francesco Molluso, Francesco Mozzetta, Riza Muco, Domenico Natale Perre, Domenico Pangallo, Elis Roga, Arjan Sagajeva, Stefano Sbardella, Pasquale Trimboli, Angelo Turone, Maurizio Valeri dhe Gian Claudio Vannicola.
