Last Updated on 27/08/2025 by adminfjala
Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që do të formojnë skuadrën e qeverisë “Rama 4”.
Për dy javë me radhë, kryeministri do të vijojë takimet e tij në zyrë me anëtarët e partisë së tij, vizita këto që kanë nisur që prej dy ditësh në godinën qeveritare.
Më parë, Asambleja e Përgjithshme është mbledhur në fund të gushtit, ndërsa burime për Euronews Albania, bënë me dije se 11 shtatori do të jetë data që Rama do t’i japë fund aludimeve apo pretendimeve për emrat e rinj apo të vjetër që do të formojnë kabinetin e mandatit të 4-t. m.p.
