Në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, bazuar në rezultat preliminare ka marrë 49.30% të votave ose 429.979 vota.
Kjo përkthet në 56 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës. Kujtojmë se janë ende pa u numëruar votat e diasporës dhe votat me kusht.
Bazuar në rezultatet preliminare, PDK ka fituar 23 mandate deputeti, LDK 15 mandate deputeti, Lista Serbe 10 mandate, Pakicat joserbe 10 mandate dhe AAK 6 mandate deputeti.
Kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se ditën e sotme do të nisë numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.
“Numërimi i votave për kandidatët dhe konfirmimi i atyre për subjektet politike do të fillojë nesër, në orën 12:00, pasi i gjithë materiali do të pranohet gjatë natës në qendrat e numërimit“, tha Radoniqi./K.M
