Last Updated on 07/06/2026 by Monika
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar shifrat lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet që po zhvillohen sot.
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 17:00 ishte 28.96%. Më konkretisht kanë votuar 567 649 persona.
Pjesëmarrja është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar, ku morën pjesë 38.63% e votuesve deri në këtë orar.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2,092,174 qytetarë, ndërsa për herë të parë do të votojnë 22,685 qytetarë të rinj. Procesi zgjedhor zhvillohet në 949 qendra të votimit me gjithsej 2,550 vendvotime në të gjithë Kosovën. /Mxh
